Subscribe

Pallati 106 në qytetin e Laçit është dëmtuar rende për shkak të lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Banorët ankohen se asnjë inspektor nuk është paraqitur për të verifikuar nëse banesat e janë ose jo te banueshme.

 

Ata u bëjnë apel institucioneve shtetërore te vendosin shiritin nëse është i pabanueshëm dhe te gjejnë zgjidhje për strehimin e familjarëve te tyre.

 

Edhe në qytetin e Krujës 29 familje të pallatit te një pallati 9 katësh ngrënë shqetësimin se objekti ku banojnë ka dëmtime serioze. Sipas tyre inspektoret nuk kane vendosur shiritin e bllokimit megjithe pasojat e renda qe ka lënë tërmeti.

 

Banorët janë te paqarte se ku do të shkojnë dhe a do tu kompensohen dëmet e shkaktuara nga fatkeqësia e natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *