E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Ankimuan masat e sigurisë, mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për Metën e Kryemadhin

Ka nisur seanca në Apelin e Posaçëm, pas ankimimit të masës së sigurisë së Ilir Metës e Monika Kryemadhit.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në Gjykatë e shoqëruar nga vajza e saj.

Reklamë

Kryemadhi ka ankimuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Ilir Meta masën e sigurisë “arrest me burg”.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuz,a pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë