Subscribe

Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, ndaj Strukturës se Posaçme Antikorrupsion për kontrollet e ushtruara në shtëpitë e partneres dhe ish-bashkëshortes së tij.

 

Vetë Ahmetaj i kundërshtoi kontrollet e SPAK, duke i quajtur të paligjshme, pasi sipas tij, prokuroria duhet të kishte marrë leje në kuvend para se të bastiste apartamentet, duke marrë parasysh pozitën e tij si deputet i parlamentit.

Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin, duke lënë në fuqi sekuestrot e bëra në të dyja vilat, asaj në Palasë dhe tjetrës në Hamallaj, që dyshohet se kanë ardhur nga para të pista.

 

5 ditë më parë, Prokuroria e Posaçme firmosi bllokimin e një kompleksi rezidencial në Palasë, që besohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka, por që është nën pronësinë e një gruaje që jeton jashtë shtetit.

 

Jo vetëm kaq, agjentët e BKH dhe SPAK ushtruan kontrolle edhe në shtëpinë e partneres aktuale të ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, Erjola Hoxha, duke sekuestruar vilën në emrin e saj në Hamallaj.

 

Sekuestroja preventive ndaj dy ndërtesave u bë 1 javë më parë, në kuadër të hetimeve që SPAK ka nisur ndaj Ahmetajt, nën akuzë për 4 vepra të rënda penale gjatë kohës që ai ka shërbyer si zv.kryeministër.

 

Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *