Subscribe

Studentet janë heronjtë e vitit 2018.

 

Ky është përfundimi i anketës kombëtare te hapur nga Vizion Plus, ne te cilën gjate një muaji patën mundësinë te votonin mijëra qytetare. Viti 2018 ishte një vit plot ngjarje. Nga sporti, politika, humanizmi, shoqëria civile, studentet, policët, roli i individit ishte i rëndësishëm gjatë këtyre 12 muajve plot zhvillime të rëndësishme. Por duket se protestat e studenteve ishin ato qe tërhoqën me se shumti vëmendjen e qytetareve.

 

Erion Elezi: “Me një diference te vogël nga vendi i pare, i dyti me i votuari ishte Briken Calja, kampioni i trefishte europian ne peshëngritje, i cili ne muajin Mars, valëviti flamurin e Shqipërisë ne Bukuresht, duke shenuar nje rezultat historik për sportin shqiptar”.

 

Humanizmi po gjen gjithnjë e me shume mbështetje. Numri i atyre qe i vijnë ne ndihme njerëzve ne nevoje, fatmirësisht po rritet dita ditës, lëvizje kjo qe është reflektuar dhe ne anketën e Vizion Plus, ku ne vend te trete dhe te katërt, janë pozicionuar dy nisma humanizmi, Elvis Naci dhe Sidrit Bejleri, si dhe dy mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, te cilet ndertuan nga e para një shkolle ne fshatin Vendresh Mal ne Skrapar.

 

Zhvillimet politike ne vend duket se nuk kane qene ne nivelin e duhur dhe nuk kane gjetur mbështetjen e njerëzve, duke e renditur Kryeministrin Edi Rama ne vend te 5 te kësaj ankete dhe kryetarin e Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj ne vend te 9.

 

Efektivja e policisë Ina Nuka e cila mbeti e plagosur gjate protestës se 22 nëntorit te banoreve te Astirit, përpara Parlamentit është renditur ne vend te 6 dhe menjëherë pas saj, Forcat RENEA.

 

Renditja e anketës se Vizion Plus mbyllet me këngëtaren Dua Lipa dhe akademikun Artan Fuga.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *