E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Anila Çela me projekt të ri televiziv, një këngëtare e zëvëndëson tek “Vizioni i Pasdites”

Moderatorja e njohur e Vizion Plus Anila Çela do të jetë e angazhuar në një tjetër format televiziv.

 

Bëhet fjalë për programin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet në “Vizion Plus”, por tashmë nën drejtimin e Anila Cela ( Teliti).

 

Reklamë

Për Anilën kjo është eksperienca e parë televizive në një format të tillë kaq social.

 

 

Ky do të jetë edicioni i trete i formatit “Nga e Para” që ka për qëllim ti vijë në ndihme familjeve me vështirësi ekonomike, të cilat do të përzgjidhen për ndërtimin e shtëpive.

Moderatorja Anila Cela ( Teliti) largohet kështu nga “Vizioni i Pasdites”, të cilin e ka drejtuar për disa sezone.

Mësohet se ajo do të zëvëndësohet në këtë program të dashur për audiencen, nga këngëtarja e njohur Evi Reci.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë