E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Anija shqiptare “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord

Anija “Oriku” e Forcave Detare shqiptare, mëngjesin e sotëm, gjatë patrullimit në detin Egje, identifikoi një gomone me emigrantë në bord. Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke.

 

Reklamë

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, menjëherë anija “Oriku” njoftoi anijen flamurtare “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

 

Reklamë

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

 

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë