E premte, 18 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Anija minakërkuese “lyre” në Durrës

Anija minakërkuese franceze “Lyre” ka mbërritur në portin e Durrësit de pritet të nisë stërvitjen e përbashkët me marinën shqiptare në operacionet e zhytjes dhe kërkimit të minave detare. Në ditën e dytë të qëndrimit kapitenia e anijes, Anne Sophie Borrad është shprehur se qëllimi i vizitës në Shqipëri është përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe me ushtrinë shqiptare.
“Ju uroj te gjithëve mirëseardhjen ne anijen minakërkuese LIR. Është nje nga 11 anijet e flotës ushtarake franceze. Qellimi i vizitës eshte forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Francës. Jemi ketu per 4 dite dhe do te kemi nje bashkëpunim mes zhytësve me forcat e ushtrisë shqiptare. Qellimi kryesor eshte gjetja dhe shkatërrimi i çdo lloj minimi”.
Anija ushtarake franceze Lyre ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer ndërhyrje nënujore dhe çminime. Ajo është e pajisur me Sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për çminime që mund të kryhen deri në 120 metër thellësi.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video