E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Anija luftarake ruse hap zjarr paralajmërues mbi helikopterin gjerman në Detin Baltik

Një anije luftarake ruse ka hapur zjarr paralajmërues mbi helikopterin e ushtrisë gjermane.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, raporton se ekuipazhi i anijes ruse shtiu si paralajmërim në drejtim të fluturakes gjermane mbi Detin Baltik.

Zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes është pyetur lidhur me këtë çështje, por nuk ka konfirmuar asgjë për incidentin.

Sipas DPA-së, helikopteri ishte një mision zbulimi. Ata cituan ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, të ketë përmendur shkurtimisht incidentin në margjinat e një takimit të NATO-s në Bruksel – duke mos dhënë detaje.

Baerbock tha pas raporteve se Rusia po zgjeronte sulmet e saj hibride në zonën e Detit Baltik, NATO po forconte monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike

Vazhdo të lexosh

Reklamë