E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Anija e fundosur në Kaliforni, 25 të vdekur dhe 9 të zhdukur

25 trupa të pajetë u gjetën në ujërat e Oqeanit Paqësor pasi një anije me 39 persona në bord u shkrumbua nga flakët në ishullin Santa Cruz ne Kaliforninë Jugore.

9 prej tyre rezultojnë ende të zhdukur ndërsa 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes arritën t’u shpëtojnë flakëve vdekjeprurëse.

Autoritetet dyshojnë se 9 personat ende të zhdukur, mund të mos u kenë shpëtuar zjarrit që përfshiu anijen e tyre, pasi ndodheshin në gjumë në pjesën e poshtme në trupin e anijes kur ajo u përfshi nga flakët. Megjithatë shpresat se ata mund të jenë ende gjallë nuk janë shuar ende, ndërsa po vijojnë operacionet për gjetjen e tyre.

Zyrtarët lokalë po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe shkaku mbetet ende I paqartë.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin turistë dhe po merrnin pjesë në një ekspeditë zhytjeje. Por gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, anija e tyre e ankoruar vetëm disa metra larg ishullit të Santa Kruz, u përfshi nga flakët duke shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë