E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Anglia njofton planin për rikthimin në normalitet: Hapen shkollat më 8 mars

Britain's Prime Minister Boris Johnson speaks to pupils as he visits Middleton Primary School in Milton Keynes, southern England on October 25, 2019. - UK Prime Minister Boris Johnson on October 24 proposed settling the Brexit crisis through an early election on December 12 that could help Britain finally find a way out of the European Union. (Photo by Paul Grover / POOL / AFP) (Photo by PAUL GROVER/POOL/AFP via Getty Images)

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një plan me katër hapa “të kujdesshëm” për daljen e vendit nga bllokimi: fillimisht me hapjen e shkollave në 8 Mars dhe disa lehtësime shoqërore midis 8 dhe 29 marsit; pasuar nga një lehtësim më i gjerë në 12 prill, për të vijuar pastaj në 17 maj dhe në fund një hapje totale në 21 qershor.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Downing Street së bashku me këshilltarët mjekësorë dhe shkencorë Chris Ëhitty dhe Patrick Vallance, Kryeministri tregoi se aktualisht janë mbi 17.6 milion njerëz të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës në Britaninë e Madhe.

Ai më pas konfirmoi se procesi i zbutjes së masave do të nisë nga rihapja e shkollave më 8 mars, të cilat janë përgjithësisht “të sigurta”, duke vënë në dukje se si një masë paraprake e mëtejshme, fëmijët e shkollave të mesme do të duhet të mbajnë një maskë në zonat e përbashkëta dhe brenda në klasë.

Johnson këmbënguli se është “e pamundur të çrrënjoset” plotësisht Covid dhe se nuk ka “asnjë vaksinë kundër ndonjë sëmundje që mbron 100%”, por që Britani e Madhe tani synon gradualisht “të zëvendësojë” bllokimin “me vaksinat”.

Vazhdo të lexosh