E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 6 minuta më parë
Sport

Anglia kampione Europe U19

Anglia është shpallur per here te pare kampione Europe per 19-vjeçaret ne turneun final qe u mbajt ne Gjeorgji. Ne finale përballe tre luanët kishin nje superfuqi te futbollit te moshave Portugaline, por kane arritur te bëjnë te tyren trofeun. Ne pjesën e pare rastet kane qene per te dy skuadrat per te kaluar ne avantazh, por me te pastrin e kishte Sesenjon ne minutën e 38, kur per pak nuk arriti te shënoje. Ne pjesën e dyte anglezet fitojnë nje goditje dënimi qe përfundon ne shtylle dhe topin e kthyer e çon Suliman me koke ne rrjete. 0-1 per tre luanet. Megjithatë 6 minuta me pas Sterling i jep barazimin portugezeve pas nje krosimi nga e djathta e çon topin ne rrjete ne nje bllekaut total si te ishte sulmues e jo mbrojtës. Megjithatë ne te 68 nje kundërsulm i anglezeve finalizohet nga Nmecha dhe 1-2. Ne 5 minutat e fundit anglezet mbeten me 10 lojtare per shkak te kartonit te dyte te verdhe te Edun por vetem kaq. Trofeu shkon ne ishull per te paren here ne histori.

Vazhdo të lexosh

Reklamë