E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anglia barazon në frymën e fundit, dërgon në shtesë ndeshjen ndaj Sllovakisë

Euro 2024 duket se është Europiani i surprizave, pasi po ndodh ajo që nuk pritej, teksa Sllovakia po ia vështirëson ndeshjen Anglisë

“Tre Luanët” barazuan në minutën e fundit të kohës shtesë ndaj Sllovakisë, e cila nuk ia doli të ruante avantazhin minimal deri në fund të takimit.

Goli për sllovakët u shënua nga Schranz në minutën e 25-të dhe për anglezët barazoi Bellingham.

Anglia humbi disa raste për shënim, teksa iu anulua edhe një gol i Foden për pozicion jashtë loje

Fituesi i sfidës përballet me Zvicrën në çerekfinale. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh