Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi i është përgjigjur akuzave të bëra prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në lidhje me fletët e votimit në Vaun e Dejës.

 

Në një postim në “Facebook”,  Skënderi teksa ka publikuar disa dokumente, shprehet se fletët e votimit për Bashkinë e Vaut të Dejës janë prodhuar në Slloveni dhe se transporti I tyre është bërë më datë 29.06 2019.

 

Sipas Skënderit, KQZ nesër d otë publikojë edhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina me fletët e votimit në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

 

“Në përgjigje të nje akuze publike të Z.Gazmend Bardhi. Më poshtë po ju paraqes disa dokumenta që vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni. Pas djegies së KZAZ në dt 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt.28.06.2019.Dok 1 dhe 2 ne foto  Transporti është kryer ne dt 29.06.2019(foto 3) Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të dt 30 qershor. Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ. Shpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6. Të gjitha Qendrat e votimit kanë qenë të hapura në orën 7.00 sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor! Nesër do publikojmē dhe vërtetimin nga sistemi TIMS se kur ka kaluar makina në PKK Hani i Hotit”

 

Një ditë më parë, Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi beri akuza se fletet e votimit ne Bashkine e Vaut te Dejes ishin falsifikuar pas djegjes se KZAZ.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *