Subscribe

QSUT dha informacion për gjendjen shëndetësore të katër të plagosurve nga shpërthimi i bombolave të gazit në një hotel në Velipojë.

 

Spitali, në një njoftim për mediat, tha se anëtarët e familjes Gjoka janë në gjendje kritike sepse kanë marrë djegie të rënda në trup.

 

“Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë paraqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 12 vjeç. Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup. Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *