E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Anëtarësia e PD zgjedh kandidatët për deputet/ Procesi deri në 30 shtator

MBLEDHJE E GRUPIT TE PD - Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, pak ore para nisjes se seances se pare parlamentare per vitin 2016./r/n/r/nMEETING OF DEMOCRATIC PARTY - Former Prime Minister Sali Berisha and Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Partia demokratike ka hedhur hapin e pare drejt zgjedhjeve parlamentare te vitit 2021, duke nisur punen per percaktimin e kandidateve per deputet. Kryesia  miratoi sot udhezimin qe i jep fuqi anetaresise te propozoje njerezit qe pas nje viti do te perfaqesojne partine demokratike ne parlament.

Deri ne 30 shtator partia me e madhe ne opozite eshte angazhuar te perfundoje zgjedhjen sipas parimit nje anetar nje vote te 140 kandidateve me te cilet PD do te synoje te vije ne pushtet.  

Procesi eshte parashikuar me 4 faza; deri ne fund te muajit korrik cdo anetar I partise ka te drejten te propozoje emrat e kandidateve per deputet, deri ne 15 shtator, nje komision I posacem do te vleresoje kandidatet dhe do te hartoje listen me emrat qe do ti cohen anetareve per votim; deri ne fund te muajit shtator anetaret e pd do te votojne listen e kandidateve per deputet dhe faza e fundit eshte vendimarrja e kryesise dhe keshillit kombetar te cilet sipas statutit marrin vendimin final per kandidatet per deputet.

80% e kandidateve per deputet do te vijne nga vota e anetaresise, dhe vetem 20% do te percaktoje kryesia duke i dhene mundesi keshtu emrave te rinj jashte partise qe ti bashkohen grupit te ardhshem parlamentar.

Reklamë

Nga gara per kandidatet pd eshte kujdesur te perjashtoje jo vetem ata persona qe preken nga dekriminalizimi por edhe ata qe kane qene bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Nderkohe qe ketij votimi nuk do ti nenshtrohen Lulzim Basha, Sali Berisha, e figurat e tjera drejtuese te partise se bashku me kreret lokale per te shmangur konfliktin e interest.

Hartimi i listave te kandidateve per deputet ne vitin 2017 ka qene nje prej procesve per te cilat Basha eshte kritikuar me fort gjate 7 viteve qe ka drejtuar partine demokratike.

Asokohe Basha shkeli statutin duke mos mbledhur as kryesine dhe I percaktoi vete emrat e kandidateve per deputet. Pas humbjes se zgjedhjeve kreu i PD, Basha u angazhua qe 2017 te mos perseritet me dhe tani procesi I kandidateve per deputet kalon tre hallka, anetaresine, kryesine e keshillin kombetar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë