Sezoni i Anderlehtit po shkon gjithnjë e më keq. Humbja e fundit në transferte ne S.T Truiden duket sikur ka vulosur përfundimisht edhe daljen e skuadrës jashtë garës për titullin kampion. Kampionet ne fuqi të Belgjikës u mundën 1 me 0 në sfidën hapëse të javës së 27 që u transmetua në platformën tring. Diferenca me Club Brugge të vendit të parë është 13 pikë por rrezikon të thellohet edhe me shumë nëse kryesuesit e kampionatit fitojnë sonte në shtëpie ndeshjen e tyre kundër Genk..

 

Sa i takon kronikës se ndeshjes, duhet thëne që loja në pjesën e parë ka qënë e ekuilibruar dhe pa shumë episode në portat respketive. Për t’u evidentuar edhe ndërprerja e ndeshjes për më shumë se 10 minuta pas hedhjes së tymueseve dhe fishekzjarrëve nga tifozët miq. Më pas sfida u zhbllokua ne minutën e 42 kur, të zotët e shtëpisë shënuan një gol të bukur pas një goditje të sakte diagonale me të djathtë nga Akpom.

 

Në fund të pjesës i njëjti lojtar pati Sansin të dyfishonte rezultatin pasi Sent Truiden fitoi një 1-metersh por goditja e Akpon gjeti reagimin e portierit tre Anderlehtit, Mat Sels.

Në pjesën e dytë Anderlehti pati një reagim të vaket dhe apatik duke krijuar vetëm 2-3 momente episodike për të shënuar, ku vlen të përmendet sidomos një rast me kokë i Lokonges, por që nuk mjaftoi për miqtë për të shmangur humbjen e dytë radhazi në kampionat. Në total në 5 javët e fundit Anderlehti ka marrë 3 barazime dhe 2 humbje duke u larguar gjithnjë e më shumë nga Bryzh i vendit të parë dhe Sporting Charlerua i vendit të dyte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *