Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin...

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë...

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i PD flet...

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama: Marrëveshja për...

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime...

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i...

Analiza: A është afër një armëpushim në Gaza?

29 Shkurt 11:11

Në vendin e festivalit Nova në Izraelin jugor, i sulmuar nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor, familjet dhe miqtë e pengjeve izraelitë filluan një marshim të gjatë drejt Jerusalemit të mërkurën.

Vendi i festivalit, afër Kibbutz Re’im, është vendi ku qindra izraelitë u vranë dhe qindra të tjerë u morën peng në Gaza.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: Civilët vuajnë mungesën e ushqimit, 30 mijë palestinezë janë vrarë

Marshuesit, duke mbajtur fotografi të atyre ende të zhdukur, po kërkojnë që qeveria e tyre të bëjë më shumë për të sjellë në shtëpi 134 pengjet e mbetura.

Shpresat e tyre janë rritur nga bisedat për një armëpushim.

“Njëqind e dyzet e pesë ditë dhe netë të pafundme të mallit për të dashurit tanë“, tha Ronen Neutra, duke iu drejtuar turmës.

Djali 22-vjeçar i Ronen, Omer, ndodhet diku në Gaza.

Që kur ndërmjetësit amerikanë, egjiptianë dhe të Katarit u takuan në Paris fundjavën e kaluar, shtypi izraelit ka qenë plot me lajme për një marrëveshje për të ndalur luftimet.

Asnjë dokument nuk është bërë publik, që përshkruan propozimet e fundit, por kur Joe Biden tha se një marrëveshje mund të arrihet deri të hënën, spekulimet vetëm u shtuan.

Por si mund të duket një marrëveshje?

Mendohet se një armëpushim mund të zgjasë për gjashtë javë, kohë gjatë së cilës 40 pengje izraelite do të liroheshin gradualisht. Së pari do të liroheshin civilët dhe ushtaret femra.

Në këmbim, rreth 400 të burgosur palestinezë, disa prej tyre të dënuar për vepra të rënda terroriste, do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Ushtarët izraelitë mund të largohen nga disa nga zonat më të populluara të Gazës dhe disa nga 1.8 milionë palestinezët e zhvendosur nga luftimet që nga tetori mund të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë në veri.

Por me bisedimet që vazhdojnë në Katar këtë javë – ku ndërmjetësit egjiptianë dhe anga nga Katari po kalojnë ndërmjet delegatëve izraelitë dhe të Hamasit – është e qartë se shumica e çështjeve janë ende në ajër.

Raportet sugjerojnë se ka ende grindje për numrin e të burgosurve palestinezë të liruar për çdo peng izraelit.

As nuk mendohet të ketë ende marrëveshje për rishpërndarjen e ushtarëve izraelitë apo kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre.

Por Haim Tomer, një ish shef i divizionit të Mossad, me përvojë në negociatat e mëparshme, më tha se ishte optimist.

“Unë mendoj se jemi shumë afër”, tha ai.

“Nuk po them se me siguri do të shohim lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë. Por mendoj se negociatat po shkojnë përpara”, shtoi Tomer.

Ai citoi komentet e udhëheqësit të Hamasit me bazë në Katar, Ismail Haniyeh, i cili dha të mërkurën aludimin e parë të zhdrejtë se grupi mund të zbusë pozicionin e tij për një marrëveshje.

“Çdo fleksibilitet që ne po tregojmë në negociata është për të mbrojtur gjakun e popullit tonë dhe për t’i dhënë fund dhimbjeve dhe sakrificave të tyre të mëdha në luftën brutale të shfarosjes kundër tij”, tha ai.

Haniyeh shtoi se Hamasi ishte i gatshëm të vazhdonte të luftonte nëse është e nevojshme dhe ai u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem që të sfidojnë kufizimet izraelite dhe të marshojnë në xhaminë al-Aksa të Jerusalemit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Referenca për “fleksibilitetin” tregoi se Hamasi mund të rishqyrtojë kërkesat – një përfundim i plotë i luftimeve dhe tërheqja totale e trupave izraelite nga Rripi i Gazës – të cilat kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka refuzuar.

Por Hamasi ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht propozimeve të hartuara në Paris.

Nuk dihet gjithashtu se çfarë mendon lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, për marrëveshjen.

Ai u filmua për herë të fundit në një tunel nëntokësor, diku nën Khan Yunis ose Rafah.

Ushtria e tij guerile po asgjësohet ngadalë dhe qeveria izraelite është zotuar ta kapë atë.

Zyrtarët izraelitë kanë sugjeruar se autoriteti i Sinwar është goditur rëndë nga pesë muaj e gjysmë bombardime dërrmuese dhe nga vdekja e dhjetëra mijëra njerëzve të tij.

Raporte të tilla janë të vështira për t’u verifikuar, por një gjë është e sigurt – është gjithnjë e më e vështirë të komunikosh me njeriun që nisi sulmet e 7 tetorit.

Ndërkohë, familjarët dhe miqtë e pengjeve të mbetura janë në rrugë. Ata thonë se do të arrijnë në Jerusalem të shtunën.

A do t’i presin lajme të mira kur të arrijnë atje? /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Armëpushim Gaza Hamasi Izraeli Lufta

Nga e njëjta kategori

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

më shumë...

Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici

më shumë...

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

më shumë...

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime të reja me SHBA-në, ata shkelën armëpushimin që nga fillimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Në foto Agim Gashi, ende në kërkim
1:49

Më shumë se dy vite në arrati,...

1:43

Aksident i trefishtë në Maqellarë-Peshkopi, tre të...

1:35

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja...

1:29

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane...

12:28

Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë,...

12:25

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike...

12:12

Sot tjetër eliminim në Fermën VIP, publiku...

12:00

Zbulohen parcela me kanabis në Librazhd, arrestohen...

11:55

Kurti përjashton zgjedhjet e reja: Nuk janë...

11:48

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i...

11:41

Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin...

11:32

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama:...

11:10

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për...

10:46

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane...

10:26

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën...

10:17

Si duhet ta merrni vitaminën D që...

10:02

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi,...

10:01

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë...

9:53

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit...

9:49

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe...

Më të klikuarat

  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.