Subscribe

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analistja e njohur Edlira Gjoni, në bisedën për zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të zhvilluara në Kosovë, u shpreh se të gjithë pritshmëritë e larta mbi Vetvendosjen dhe Albin Kurtin mund të çojnë në zhgënjim të menjëhershëm.

“Kam frikë që kjo votë ka rritur jashtëzakonisht shumë pritshmëritë ndaj Albin Kurti edhe ndaj Vetëvendosjes. Ai ka një program që ndoshta nuk ta zbatojë dot, ndoshta, nuk e di…

Por duke qenë se ka ngritur kaq shumë pritshmëritë është edhe rreziku që të rrëzohet më shumë, edhe më shpejt.

Edhe sikur shkop magjik të ketë Albin Kurti, unë nuk e di nëse ato 6 prioritetet e tij do të ketë mundësinë që ti zgjidhë, shpresoj që të ketë një madat 4-vjeçar dhe për herë të parë Kosova të ketë një qeverisje që e mbaron mandatin, se akoma nuk e ka pasur.

Frika ime më e madhe është kjo, që kjo ngritja e menjëhershme e muajve të fundit mund të çojë në një rrërzim të pritshmërive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *