Subscribe

Protesta e studenteve e ka arritur një fitore qe ne nisjen e saj, heqjen e pagesës për provimet e mbartura. Kjo dhe pozicionimi i qeverise pro dialogut janë për Skënder Minxhozin arritjet me te rëndësishme te kauzës se studenteve te cilët prej 4 ditësh janë tubuar para Ministrisë se Arsimit.

 

Skender Minxhozi: “Ne këtë kontekst e vetmja rruge për një fitore te plote te kësaj proteste sipas Minxhozit është nisja e negociatave me qeverinë për tu dhënë zgjidhje kërkesave te studenteve”.

 

Një zgjidhje te tille propozon edhe analisti Eduard Zaloshnja si rruga për te plotësuar kërkesat e te rinjve.

 

Por sipas Zaloshnjes përveç mundësisë për te zgjidhur problematiken e arsimit te larte sot, studentet kane edhe një alternative, atë te krijimit te një lëvizje politike.

 

Por pas 4 ditësh proteste sipas Zaloshnjes ende studentet nuk e kane lidershipin e nevojshëm për te sjelle ndryshimin e madh e duket se tubimi i tyre do te fokusohet vetëm tek plotësimi i kërkesave për arsimin

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *