Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit i vrarë në 21 janar 2011 në Bulevard nga plumbat e gardes së republikës thotë se drejtësia për katër viktimat nuk është vënë ende në vend.
E ftuar në emisionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, 20 vjecarja tha se qeveria aktuale është përpjekur ti qëndrojë afër dhe tia lehtësojë disi dhimbjen për humbjen e babait, mirëpo drejtësia nuk është vënë në vend dhe Ana është e drejtëpërdrejte kur vjen puna për përgjegjësit.
“ Ndjehem e vlerësuar në një farë mënyrë, sidomos nga njerezit nga populli. Kemi shumë pasur përkrahje nga qeveria aktuale, që na qëndruar gjatë gjithë kohës pranë. Kjo më bën që të ndihem krenare për tim atë. Megjithatë nuk ndihem e plotësuar. Si unë dhe 3 familjet e tjera kerkojmë drejtësi. Në fakt drejtësia nuk ka një emër të caktuar vrasja,mund të jenë 1 ose disa. Unë bej me faj qeverinë e asaj kohe, kryeministrin e asaj, ministrin e brendshëm të asaj kohe, të gjykohen ata. Ndonëse edhe gardistet nuk janë pa faj, edhe pse e dime që këtu jetojmë në Shqiperi ku e dime që njerezit zbatojnë urdhërat.”
Ana tha se shpreson shumë tek SPAK për të vendosur drejtësinë në vend.
“Unë ende shpresoj sidomos me SPAK, dhe kam besim që drejtësia nuk do të vonojë”
Në fund Ana Veizi tha se ëndërra e saj është që të bëhet gjyqtare. Vdekja e babait dhe fakti që nuk ka gjetur drejtësi, e ka shtyre ti futete studimeve për juridik ku aktualisht është në vitin e dytë.
Personalisht nuk më intereson politika, është ngjarja e 21 janarit që na ka përfshirë se familje, dashje pa dashje. Jam e interesuar dhe shumë e fokusuar tek drejtësia. Dua të bëhem gjyqtarë, dua të jem një krah, një mbështetje për të gjithë ata që e vuajnë drejtësinë”
Me te drejte moje vaze e nderuar kerkon drejtesi,per vrasjet kriminale qe u bene nga plaku I vicidolit,me vartesin e tije lulin qe urdheroje vrasesit.Tani me kyte e dine te gjithe shqiptaret e me gjere,se vrasesit e urdheruar nga plaku e luli nuke u denuan,dhe skane per tu denuar kurren e kurres.Arsyeja,shikoni pisat qe keni sot ne krahe ne kujtimin e ne 9 vjtorit te vrasjes,kta pushtat qe kane pushtetin sote ju premtuan,se me te ardhe ne pushtet,do vendosim drejtesine ndaj ktyre kriminelve qe vrane prindrit,e njerzit e tuaj.Pore shikoni pisllikun e edvin karapushtit,me pa turpsine me te madhe ai ju mashtroje me para ne kembim te drejtesise.Duke ju mbajtur me shprese se nji dite do vendoset drejtesia,kto jane mashtrimet e radhes qe ben edvini,pasardhesi I plakut,dhe me marveshjen e ndyre te tyre,ata harruan venjen e drejtesise per njerzit e shtrejte tuaj.Prandaj eshte per te ardhur keqe,qe mashtroheni nga kta komuniste barbare,qofshin ata te plakut,ose ate te edvinit,jane te njejtit.Drejtojuni SPAKUT,ndoshta munde te keni me shume shprese,don Zoti nuke jane te rrekomanduarit e ktyre komunistave e spiujnve.Zoti ju ndimofte ne venien e drejtesise per njerzit tuaj te shtrejte,se nga kta te quajtur politikan te korruptuar mose prisni kurren e kurres drejtesi.