Enkelejd Alibeaj ka deklaruar këtë të martë se PD është pro amnistisë penale, që sipas tij i shërben vetëm qytetarëve dhe jo zyrtarëve. Kjo ishte një përgjigje ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Alibeaj shtoi se PD nuk kërkon asnjë Pazar me mazhorancën socialiste, por që gjithçka të jetë transparente.

Lexo edhe :

Related Posts

“Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarve. Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarave për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, shkruan Alibeaj.

Nga ligji për amnistinë penale pritet të përfitojnë afro 600 të dënuar duke lehtësuar burgjet që janë të mbipopulluara. Për miratimin e ligjit duhen 84 vota në parlament. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *