Subscribe

Qeveria po bën çdo përpjekje të miratojë nismën e shumë kundërshtuar të amnistisë fiskale, e mbetur pezull prej 3 vitesh.

 

Negociatat mbi këtë draft vijojnë me bashkimit europian, që ka shprehur rezerva të forta.

 

Por qeveria po merr edhe ekspertizë ndërkombëtare për të arritur dakordësinë e të gjithëve. Tre institucionet kryesore në vend, ministria e brendshme, banka e Shqipërisë dhe prokuroria, janë në një mendje, që amnistia i duhet ekonomisë.

 

1-Ne kemi marrë të gjtha vërejtjet që janë të vlefshme për përmiresimin e këtij drafti. Këtë ligj po e punojnë ngushtësisht me ekspertë europiane dhe me partnerët. Te grupi I punës që merret me këtë draft ka ekspertizë të paguar nga vende europiane –u shpreh ministri I brendshëm Bledi Cuci.

 

2-Amnistia shihet si aspekt pozitiv per formalizimin e ekonomise-tha guvernatori Gent Sejko.

 

3-Ne kemi një sistem të strukturuar në prokurori, që meret me parandalimin dhe pastrimin e parave. Unë them se rezultatet janë inkurajuese dhe kanë ardhur duke u përmiresuar.Angazhimi I prokurorisë është maksimal, e rëndësishme është të formalizohet ekonomia, pasi cdo rritje e transparencës krijon një tablo më të qartë për hetimet që kryen policia gjyqësore, polica apo prokuroria- u shpreh Olsian Çela prokuror I përgjithshëm.

 

Këto deklarata u bënë gjatë nënshkrimit të një marrëveshje mes tre institucioneve, për parandalimin e falsifikimit të monedhave.

 

Shqipëria ka një renditje pozitive në këtë drejtim, pasi ky fenomen ekziston në përmasa të vogla. Vetëm gjatë vitit 2022 janë zbuluar 343 copë monedha të falsifikuara, kundrejt 157 milionë që janë në qarkullim. Marrëveshja është një hap në drejtim të përfarimit të ligjeve dhe rregulloreve me bashkimin europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *