Subscribe

Dhoma e Biznesit të Diasporës duket se është shoqata më e interesuar për të përfituar nga nisma e amnistisë fiskale.

 

Gjin Gjoka, një nga themeluesit e kësaj dhome thotë se janë me mijëra ata shqiptarë që kanë miliona lekë dhe duan ti përfshijnë në sistem dhe të punojnë të qetë. Ndaj amnistia do të ishte një ogur i mirë.

 

Unë njoh shqiptarë në SHBA apo në vendet e Europës që kanë punuar prej vitesh në të zezë, kanë miliona lekë që sot i kanë dhënë borxh apo dhe me fajde apo i mbajnë në shtëpi dhe duan t’i investojnë. Pse të mos i jepet një mundësi? Është një përftim i dyanshëm edhe qeveria merr më shumë para në buxhet për të ofruar shërbime edhe individi legalizon paratë dhe kryen një investim në shërbim të komunitetit, – u shpreh Gjoka në E-ZONE.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *