Deri në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit të ardhshëm, e para detyrë për tu përmbushur nga strukturat e Partisë Socialiste është rritja e numrit të mbështetësve. Shifra e kërkuar nga kryetari Edi Rama është 800 vota për një mandat të tretë qeverisës.

 

 

Plani i ri ekonomik që nis në pranverë, ku ndikim të konsiderueshëm do të sjellë rindërtimi i zonave të prekuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, parashikon rritje të pagës minimale.

 

 

Kryeministri paralajmëroi të gjithë shqiptarët, edhe ata që jetojnë jashtë vendit se do të duhet të deklarojnë pasuritë e tyre.

 

 

Para Kongresit Zgjedhor të PS-së, fillimisht kritikat i pati për të vetët, për thuajse mungesë komunikimi të deputetëve me elektoratin dhe më pas për kundërshtarët e tij që i cilësoi bosh dhe të parrezikshëm.

 

 

Për 2020, kreu i qeverisë përcaktoi si prioritete të tjera forcimin e faktorit shqiptar ne rajon dhe Evropë, zhvillimin e projektit të “Shengenit Rajonal”, luftën kundër krimit të organizuar dhe vazhdimin e reformave pavarësisht vendimit të Bashkimit Evropian për hapjen ose jo të negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *