Subscribe

Me nisjen e legjislaturës së re të parlamentit në shtator, pritet të miratohet një tjetër amnisti për dorëzimin e armëve vullnetarisht nga qytetarët.

Policia e Shtetit ka gati strategjinë për dorëzimin e armëve, që pritet të ndikojë edhe në uljen e situatës së kriminalitetit në vend, strategji e cila është diskutuar, por nuk është konkretizuar nga qeveria. Deputeti i mazhorancës, Xhemal Qefalia, tha se kjo amnisti është e domosdoshme.

 

XHEMAL QEFALIA

DEPUTET I PS

 

Nisur nga fakti që edhe kohët e fundit ka pasur ngjarje të rënda, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të armëve është një tjetër tregues që amnistia duhet te miratohet. Do të jetë në interes, kur bëhet fjalë për një amnisti nuk bëhet fjalë se kërkohet një numër i thjesht votash, kërkohet numër më i madh se ç’është mazhoranca. Do të mbetet si një kërkesë që do të vij edhe legjislaturën tjetër.

 

Kjo do të jetë amnistia e 4-ët në Shqipëri pas trazirave të ’97. Amnistia e parë për dorëzimi e armëve u realizua në 1998 deri në 2002. Më pas u miratua një tjetër në vitin 2003. Ky ligj qëndroi në fuqi deri në vitin 2005. Ndërsa amnistia e tretë u zbatua gjatë vitit 2017 ku u dorëzuan afro 1.600 armë zjarri dhe një sasi e madhe municionesh luftarake.

 

Sipas burimeve policore mësohet se në 10 vrasje të kryera, 9 janë të realizuara me armët e vjedhura në vitin ’97. Të dhënat tregojnë se gjatë këtij viti janë vjedhur më shumë se 500 mijë armë zjarri, ndërsa me një llogaritje mendohet se në qarkullim janë mbi 300 mijë ende të padorëzuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *