Subscribe

Amfiteatri antik në Durrës është ndalesa e parë për turistët e apasionuar për historinë dhe arkeologjinë.

Të shumtë janë turistët që  këtë vit vijnë nga Gjermania dhe Polonia, por së fundmi ëshstë rritur numri i turistëve që vijnë nga Spanja dhe Franca. Një grup turistësh nga Spanja thonë se vijnë për herë të parë dhe se janë të interesuar për historinë e vendit,  sidomos Durrësit.

“Ne vijmë për herë të parë në Shqipëri, na pëlqen historia dhe mësuam se ky qytet ka histori të pasur. Po shohim amfitetarin dhe në përgjithësi gjërat në Shqipëri kanë një ngjashmëri të madhe me vendin tonë”, tha një turiste.

“Ne na pëlqen ky vend sepse shohim se ka shumë gjëra të përbashkëta me ne, traditat psh, apo edhe mikpritja juaj, na pëlqen shumë. Edhe ne kemi qenë një vend nën ndikimin arab për afro 7 shekuj dhe ajo periudhë ka lënë gjurmë. Na pëlqen ushqimi, vendet që po shohim, shumë të bukura, historia është ajo që ne jemi më shumë të interesuar”, shtoi një tjetër turist.

Guida që shoqëron grupin spanjoll thotë se në dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i turistëve që vijnë nga Spanja. Sipas tij, 3 janë arsyet pse spanjollët po vizitojnë vendin tonë: historia, plazhet dhe klima.

Të njëjtën arsye kanë edhe ky cift nga Franca, të cilët sapo mbërritën në Rinas me avion, u drejtuan për në Durrës.

“Jemi nga Franca, ne sapo erdhëm këtë mëngjes në shqipëri dhe akoma nuk memi parë shumë gjëra. Vijmë për herë të parë në shqipëri dhe është ora e parë normalisht”, tha turistja.

Mua më pëlqen historia dhe shqipëria ka histori madhështore dhe kur bëmë planet për udhëtimin tonë në shqipëri, ne kërkam për qytetet e lashtë, rrënojat arkeologjike etj. Do rrimë një javë gjithsej sepse nuk mundemi më shumë”, shtoi turisti.

Jona Saraçi specialiste në Qendrën Muzeore Durrës thotë se vazhdon me të njëjtat ritme fluksi i vizitorëve në muzeun arkeologjik.

Numri i lartë i turistëve që po vijnë në Durrës ka bërë që pothusje të gjithë hotelet përgjatë vijës bregdetare ti kenë dhomat të rezervuara deri në muajin shtator, madje një pjesë e tyre edhe për tetorin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *