E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Amerikani qëllon me grushte policët në komisariatin e Shkupit

Një 42-vjeçar amerikan dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë brenda godinës së Stacionit të Policisë në Kisella Vodë të Shkupit.

Prokuroria Publike në Shkup njofton se dy policë të tjerë kanë ndërhyrë, por agresori ka vazhduar me goditje edhe në drejtim të tyre.

“Mëngjesin e sotëm shtetasi i huaj është ndaluar në Stacionin e Kisella Vodës, për shkak se më herët ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Derisa po futej në korridorin e Stacionit, ka filluar të sillet në mënyrë agresive duke goditur me dorë dhe këmbë në drejtim të inventarit. Kur zyrtari i policisë e ka parlajmëruar që të ndalojë sjelljen e dhunshme, i dyshuari është kthyer në drejtim të tij dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë