Donatorët dhe partnërët ndërkombëtarë vleresojnë ecurinë e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja.

 

Në takimin koordinues të nivelit të lartë të organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili vjen në vazhdimësi të miratimit të Planit Stategjik për vitet 2019-2020,  përfaqësues të misioneve të hu

aja që asistojnë sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit, thanë se do të vijojnë të monitorojnë dhe mbështesin procesin.

Inkurajimi me i madh për reformën vijon të vijë nga shtetet e bashkuara të amerikës përmes ekspertizës së OPDAT.

 

 

MICHELE LAKOMY

 

KESHLLTARE LIGJORE E OPDAT

 

 

“Shetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin punën e institucioneve te reja të drejtesise, e njetja mbështetje do te jete edhe per  SPAK, strukturen e posaçme antikorrupsion dhe kunder krimit te organizuar. Pas ngritjes se te gjithe institucioneve permes bashkëpunimit të tyre qytetarët do të kenë një akses të vertëtë në drejtësi ”

 

Ndërkohë kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami bëri me dije se së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të ngrihen 3 grupe pune për të adresuar 3 nga prioritetet kryesore që ka drejtësia shqiptare.

 

Ato lidhen me nevojat për vendosjen e standardeve cilësore të shërbimeve në gjykata, sistemeve moderne të administrimit të çështjeve dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *