E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Amerikanët kërkojnë hetim për lidhjet e Trump me Rusinë

Qytetarët amerikanë kërkojnë hetimin e ndikimit rus në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidhjet e tij me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

 

Në një sondazh të fundit të kryer nga Qendra për Kërkime të Çështjeve Publike, NORC,thuhet se 52 % e qytetarëve janë të shqetësuar për mundësinë që fushata e Trumpit të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me qeverinë ruse. Megjithatë, më pak se gjysma e të anketuarve kanë thënë se janë shumë të shqetësuar për këtë çështje.

 

Reklamë

Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 1,110 persona. Anketimi ka një marzh gabimi prej 4 %.

 

Që prej korrikut FBI është duke hetuar për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe për mundësinë e koordinimit me bashkëpunëtorët e Trumpit.

 

Edhe komitetet për inteligjencë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve janë duke hetuar për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë