Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë  Filip Kosnet është takuar këtë të hënë me kryetarin e lidhjes demokratike Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Uashingtoni zyrtar ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Ky takim vjen në kohën kur pritet të rifillojnë negociatat mes lëvizjes vetëvendosje dhe LDK-së për formimin e qeverisë së re. Por ne te njejten kohe, kreu i shtetit Hashim Thaci kërkon propozimin nga ana e Albin Kurtit për kandidatin për kryeministër.

Faktori ndërkombëtar në prishtinë mbetet i angazhuar në formimin e qeverisë.

Më herët edhe deputetë gjermanë të partisë së kancelares Angela Merkel i kanë kërkuar partive politike në Kosovë krijimin sa më të shpejtë të kabinetit qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *