E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Amerika ktheu sytë nga Shqipëria”, Noka me gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës: Ka vdekur ora juaj, do merrni Noc Rrokun

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka e cilëson një sinjal pozitiv ardhen e Chris LaCivita për të udhëhequr fushatën e PD-së për 11 majin.

LaCivita udhëhoqi fushatën e presidentit të SHBA Donald Trump. Në seancën plenare të ditës së sotme, Noka duke iu drejtuar kolegëve të tij socialistë tha se u ka ardhur fundi politk. Sipas tij, Amerika tani i ka kthyer sytë nga shqiptarët dhe opozita do të vijë në pushtet.

Reklamë

Noka: Më 4 nëntor amerikanët morën frymë thellë, u çlirua Amerika nga Soros. Sot Shqipëria dhe shqiptarët morën frymë thellë. Amerika e vërtetë ktheu sytë nga ata dhe Amerika e vërtetë u tha shqiptarëve “Do çlirohet edhe Shqipëria nga Soros.” Kjo është Amerika që duan shqiptarët. Edhe Berisha, kur ju mendonit se kishte marrë fund politikisht ju tha “Erdha unë”. Ju ka rënë të gjithëve një hije vdekje.

Edhe zonjën kryetare e shoh që është veshur me të zeza. Ke të drejtë, ka vdekur ora juaj. Kur u shpall Berisha “non grata” dilnit dhe thoshit “SHBA jemi ne”. Iku ajo ditë, vdiq ajo ditë, bashkë me atë ditë vdiq edhe pushteti juaj dhe vdiq pushteti i mafies. Ju ka rënë të gjithëve një hije e vdekjes. Tani është radha jonë. Erdhi dita jonë. Është radha e shqiptarëve. Po vjen dita që shqiptarët dhe ne të korrim fitoren, ju t’iu lëmë në dorë Noc Rrokun. Përpiquni sa të doni keni marrë fund. Varri politik ju pret të gjithëve./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë