Amerika feston pavarësinë, politika shqiptare uron SHBA-të

Në Shtetete e Bashkuara të Amerikës kanë nisur ferstimet për pavaresine. Megjithatë festimet duken ndryshe këtë vit, pasi presidenti amerikan Donald Trump, u ka dhënë atyre frymën ushtarake krahas ceremonisë tradicionale në Kapitol.
Si asnjehere me pare, presidenti Trump do te mbaje nje fjalim ne shkallet e permendores se Abraham Lincoln dhe në cepin tjetër të shëtitores kombëtare, po bëhen përgatitjet për një tjetër aktivitet të quajtur “Nderim për Amerikën”, ose ndryshe “festimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë me parakalim tankesh”.
Por kjo i ka shtyrë amerikanët të mendojnë se kreu i i Shtëpisë së Bardhë po i jep festimeve tradicionale një frymë ushtarake për të fituar përkrahje politike në prag të zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm. Tradicionalisht, festimet për 4 korrikun në SHBA, nuk i mëshojnë aspektit ushtarak.
Këtë 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 243 vjetorin e pavarësisë. Deklarata e Pavarësisë u hartua nga Tomas Jefesron më 4 korrik të vitit 1776.
Në këtë ditë të shënuar edhe presidenti meta i ka percjelle shefit te shtepise se bardhe trump urimet e te gjithe popullit shqiptar. edhe kryeministri edi rama dhe kreu i pd basha kane uruar festen duke i konsideruar shba si miqte dhe aleatet me te medhenj të shqipërisë e shqiptarëve.




