E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ambulanca e Laçit përplaset me makinën, plagoset shoferi

Një ambulancë u aksidentua orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë- Laç, në vendin e quajtur kryqëzimi i Talës. Përplasja ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit.

 

Ambulanca përplas me je automjet, drejtuesi i të cilit mbeti i plagosur. Dyshohet se makina ndërpreu rrugën çka solli edhe përplasjen. Brenda autoambulancës nuk kishte pasagjerë, por vetëm drejtuesi.

 

Reklamë

Ndërkohë sa i përket të plagosurit ai u transportua transportit në spitalin rajonal të Lezhës, ku vijon të jetë në kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

 

Ky është një nga kryqëzimet më vdekjeprurës në rrugët që përshkojnë Lezhën, pasi vetëm në këtë segment rrugor ka patur me dhjetëra raste aksidentesh, të cilat kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Më shumë video

Reklamë