E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasdori rus mungon në darkën e Ramës, kryeministri: Jo për fajin tonë, luftrat duhet të marrin fund

Ftohja e marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë, për  shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, u vu re edhe këtë vit gjatë darkës së përvithshme të kryeminsitrit Edi Rama me ambasadortë e akdredituar ën Tiranë.

Mungesën e ambasadorit rus në tryezë, Rama e komentoi se kjo nuk vjen për shkak të Shqipërisë, por për shkak të asaj që Rusia po bën në Ukrainë.

Sipas tij ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh.

“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur”, tha Rama.

Reklamë

Ndërkohë kryeminsitri rama është ndalur edhe tek lufta mes Izraelit dhe Palestinës, duke uruar që viti i ardhshëm të sjellë paqe mes tyre.

“Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj! Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit. Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por më lejoni të jem i qartë, asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë. Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e pas Luftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë