Ambasadorja Kim vlerëson Policinë e Shtetit: Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim mori pjesë këtë diel gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.
Kryediplomatja vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, ndërsa i nxit që të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar.
“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë… Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha ambasadorja.
Ajo nënvizoi se SHBA vijon të gëzojë marrëdhënie të ngushtë me qeverinë shqiptare, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.




