Subscribe

Siguria e kufijve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rritet në një nivel më të lartë falë projektit të financuar nga USAID, i cili përfshin skanera matësa të dendesise, kamera dhe pajisje të tjera teknologjike. Këto pajisje do të përdoren nga dy administratat e dy doganave.

 

Qeveria Amerikane po ndihmon administratat doganore të të dy vendeve për të zhvilluar një pikë të përbashkët të kalimit kufitar, atë të Qafë Thanës, me synimin për të ulur ndjeshëm kohën e lëvizjes së mallrave si një hap thelbësor për të përgatitur këto vende drejt integrimit ekonomik ne Bashkimit Europian.

 

“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e shba po e bën ballkanin perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë. Ndërsa sot qëndrojmë në një  kufi që është jo vetëm më i sigurt por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe SHBA e mbështet këtë qëllim”, tha ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

 

Edhe për diplomaten amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes,

marrëveshja për krijimin e pikave të përbashkëta doganore, e firmosur nga kryeministrat Rama e Zaev do të ndihmojë në ndërtimin e ekonomive me të forta.

 

Projekti i USAID për zhvillimin ekonomik, qeverisjen dhe rritjen e ndërmarrjeve është një iniciativë rajonale që po zbatohet në 12 vendet e Europës dhe Euroazisë, i cili synon të krijojë rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, dhe të mbështesë integrimin rajonal dhe euroatlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *