Përfaqësuesja e OSBE-së ODIHR në Shqipëri, ambasadorja Ursula Gacek ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor. Ajo ka zgjedhur të vizitojë qendrën e votimit në liceun artistic Jordan misja, ku deklaroi se vëzhguesit dhe ekspertët e misionit që ajo drejton janë shërndarë në 12 qarqet e vendit.

Misioni që unë përfaqësoj i dedikohet gjithë mbarvajtjes së fushatës elektorale. E gjithë vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, për ne si mision kjo është vetëm një pjesë e punës së misionit. Qëndresa jonë këtu që nga mesi i muajit mars i kushtohet të gjithë vëzhgimit të fushatës në përgjithësi, se si ajo ka shkuar, si janë sjellë kandidatët, nëse ka pasur ndonjë parregullsi gjatë procesit. Do të vëzhgoj nga afër një numër shumë të vogël qendrash votimi, anëtarët e tjerë të skuadrës së ohidrit është e shpërndarë në 12 qarqet e shqipërisë.

 

Ambasadorja Gacek nuk dëshironte të jepte asnjë mesazh dhe sqaroi se zëri i OSBE-ODIHR do të dëgjohet ditën e nesërme pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Është e pritshme të pyesni se si ndihem unë në lidhje me procesin, por më lejoni t ju zhgenjej edhe këtë herë sepse jemi ende duke mbledhur infomracion dhe më duhet të pres ende kohë për të dalë në një përfundim. Të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja do të vijnë nesër. Ju ftoj në një konferencë  online ditën e nesërme  në orën 15.

 

Më herët ambasadorja është shprehur se misioni i OSBE-ODIHR ka vetëm rol vëzhgues dhe nuk është polici zgjedhore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *