Ambasadorja franceze Christine Vasac nga Korça i ka bërë apel Shqipërisë që të vijojë me zbatimin e reformave në lidhje me anëtarësimin në BE.

 

Vasac tha se duhet angazhim nga të gjitha palët ndërsa theksoi se Fracna nuk ka qenë asnjëherë kundër integrimit të Shqipërisë.

 

“Perseris presidentin Macron, ideja eshte qe duhet mare iniciativa qe te gjendet nje menyre e re e funksionimit te BE si per anetarët nje kontekst qe nuk kuptohet si duhet dhe ka te beje me brexit dhe eshte i vlefshem edhe per vendet qe sjane anetare. Perseris presidentin vendet e ballkanit perendimor ku ben pjese edhe shqiperia kane vokacion te jene pjese e BE. Franca nuk ka qene asnjehere kunder  ka thjesht disa lloj interpretimesh nga njerez qe skorespondojne me te verteten. Dera eshte e hapur. Se pari reformat te vazhdojne dhe te kene rezultate konkrete. Nuk mjafton te miratohen ligje. Duhet zbatim. Kjo kerkon vullnet te gjithe paleve politike.”

 

E pyetur në lidhje me zërat kritik, Vasac nuk pranoi që të jepte emra.

 

“Nuk eshte dicka qe behet ne diplomaci te tregohet nje person me emer. Ne jetojme me shqiperi dhe e kemi pare ate qe kane thene me nxitim disa persona.”

 

Ajo u ndal edhe tek Smaiti i Ohrit ku theksoi se forcimi mes vendeve të rajonit është I mirëpritur.

 

“Takimi vazhdon nuk mund te kesh nje opinion per dicka qe se di qarte cfare eshte. Analizen mund ta bejme pasi te konsuptoume vendimet qe merren. Forcimi i mdh mes vendeve te rajonit i mirepritur mendoj se ky eshte frymezimi sot mes bashkebiseduesve. Duke folur per nje minishengen do doja tju kujtoja se kodi shengen eshte shume i gjere besoj nuk behet fjale per te njejten gje. Nuk ka pse ti kunderveme rrugetimit te shqiperise drejt europes nje iniciative te vendeve te ballkanit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *