E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

Ambasadorja e SHBA ndihma me pajisje mjekësore për të luftuar COVID-19

Në mbështetje ndaj situatës së shkaktuar nga koronavirusi, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim i ka dorëzuar këtë të premte Ministrisë së Shëndetësisë disa pajisje të nevojshme mjekësore për kontroll dhe parandalim nga Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës Evropiane.

Stafi i Departamentit të Mbrojtjes i Ambasadës së SHBA-ve dorëzoi ndihmat, ku përfshihen edhe monitorues për pacientët, helmeta CPAP, pompa shiringash, kominoshe për një përdorim dhe dezifektantë për duar.

“Jemi krenarë që qëndrojmë krah partneres sonë Shqipërisë në këtë luftë kundër #COVID19. #JemiMeJu”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë