Ambasadori zviceran Adrian Maitre nga Shkodra është shprehur se rruga e zgjidhjes në këtë situatë politike është dialogu mes palëve.

 

Në fjalën e tij para mediave ambasadori gjithashtu ka komentuar atë çfarë ndodhi me ambasadorin e OSBE, duke cilësuar se të mos respektosh statusin diplomatik është e rrezikshme.

 

 “Unë mendoj se ajo që është e rëndësime është që të jesh i gatshëm për dialog. Unë jam tërësish dakord me kolegët e mi të cilët një zëri kanë thënë se dhuna nuk ka rendësi se nga vjen, nga cila anë por është tërësisht e papranueshme.  Në vendin tim një faktor i rëndësishëm për vendin tonë ka qenë fakti sepse ka qenë gjithmonë gatishmëria për dialog dhe vullneti për t’i arritur gjërat. Prandaj ka qenë i rëndësishëm dhe suksesi ynë sepse ka qenë në saj të bashkëpunimit. Ky lloj projekti për të cilin ne kemi qenë sot këtu mund të arrij sukses nëse të gjitha palët bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *