Subscribe

Punimet për ndërtimin e aeroportit të tri në Vlorë parashikohet të nisin brenda këtij viti . Këtë fakt e konfirmon ambasadori turk në vendin tonë. Ahmet Joruk teksa zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës ku u takua me kreun e bashkisë Dirtan Leli tha se bisedimet për këtë projekt strategjik janë në nivel teknik dhe mendohet se do të përfundojnë së shpejti.

 

Projekti për ndërtimin e aeroportit është vetëm fillimi, por një fillim i bukur. Bisedat janë në nivel teknik dhe shumë shpejt do të përfundojnë. Pas ato të mbyllen puna do të nisë me njëherë. Në fazën e parë ky projekt do të punësojë 1000 persona. Ndërtimi do të kryhet nga konsorcium i cili po përfundon aeroportin e tretë në Turqi, i cili parashikohet të jetë edhe një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

 

Për ambasadorin turk projekti i ndërtimit të aeroportit nuk do të jetë i vetmi, pasi interesi i biznesit turk është edhe për sektorë të tjerë të ekonomisë të cilët do të prezantohen në vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *