Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Buçi zhvilloi këtë të enjte një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja.

Ambasada italiane njoftoi në rrjetet sociale se kryediplomati ka kërkuar më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi, pati sot një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja të cilin e siguroi për mbështetjen e Italisë në punën personale të Prokurorit dhe të të gjithë kolegëve: “lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë thelbësore për Shqipërinë dhe shtetasit e saj në rrugëtimin drejt integrimit evropian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *