Subscribe

Lufta kundër krimit të organizuar është një nga detyrat kryesore të ministrit të brendshëm. Kështu ka deklaruar nga Fieri, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca. Kryediplomati ka theksuar se kjo ishte një punë e nisur nga Xhafaj, por që duhet vijuar edhe nga pasuesi i tij.

 

Luigi Soreca: “Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa veprime shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Fatmir Xhafaj, prandaj edhe vlerësimi ynë për ministrin është i qartë. Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin. Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë”.

 

I pyetur për reagimet që pasuan ngjarjen e Bularatit, diplomati i lartë apeloi për dialog mes dy vendeve.

 

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen”.

 

Sipas Soreca-s, Shqipëria duhet të zgjidhë sa më shpejtë çështjet e mbetura pezull duke përfshirë edhe atë të kufirit detar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *