Subscribe

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Sorecanga Korça ka komentuar situatën politike në vend si dhe dorëzimin mandateve nga opozita.

 

Ambasadori i BE tha se pa dialog s’ka zgjidhje për integrimin në BE, ndërsa vendi ka hyrë në një pasiguri poltike por edhe teknike.

 

Në fjalën e tij ambasadori Soreca u shpreh se vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti.

 

Ambasadori i BE ne Korçë i pyetur për mandatet e opozitës dhe situatën aktuale:

 

“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e te drejtës për ta bëre këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe ky vendim e minon ketë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka berë progres të mire që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdoje Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë ne dialog. Është e vështirë të bëjmë parashikime, por pasiguria është shumë e lartë dhe ne kemi hyrë në këtë situate vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gjë që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mendoj qe vendimi i opozitës ishte rrjedhojë i vlerësimit që ata vete bene. Sic e thamë ne nuk mendojmë qe kjo është rruga me e mire per Shqipërinë. E përsëris ne respektojmë vendimin e atyre qe vendosen te lenë mandatin por çështja është si Shqipëria mund te ece përpara drejt BE”.

 

Ndërkohë i pyetur për këtë vendim të pakthyeshëm dhe a mendon se hapin e parë duhet ta bëjë maxhoranca, Soreca tha se është momenti për të reflektuar dhe për të ecur përpara nga të gjitha forcat politike.

 

“Demokracia është qeveria dhe opozita. Ata i përkasin sistemit politik dhe te dy kane detyra dhe përgjegjësi. Ne ju bëjmë thirrje te dy palëve sepse eshte shqetësuese. Është momenti për të reflektuar dhe për te parë përpara. Dje përfundoi afati per aplikimet ne SPAK. Pati 27 aplikime ndaj ai do bëhet realitet. Ne vazhdojmë të mendojmë se reforma ne drejtësi është thelbësore. Ato parti që e mbështeten duhet të vazhdojnë ta mbështesin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *