E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadori gjerman: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, u pyet nga Maliqi lidhur me shpalljen non grata të Sali Berishës nga DASH. Por, ai u shpreh se nuk kishte një koment për këtë vendim.

 

Sa i përket anëtarësimit në BE, diplomati gjerman tha se kushtet janë plotësuar tashmë nga Shqipëria, ndërsa u shpreh optimist për çeljen e negociatave.

 

“Unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të fillojnë të nisin sa më shpejt. Projekte të tilla si ky i sotmi të çojnë në arritjen e standardeve të BE. Ekspertët gjykojnë se sa i takon përshtatjes së standardeve, dy të treta duhet të realizohen në nivel lokal dhe pjesa tjetër në nivel qendror. Më lejoni që ne emër të Gjermanisë, qeveria federale ka thënë se kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tashmë. Unë jam optimist për çeljen e negociatave, por duhet patur parasysh se duhet edhe mirëkuptimin e të gjitha vendeve anëtare.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë