Një ditë pas votimit në parlamentin gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Parisi zyrtar ka dhënë sinjalin e parë.

 

Ambasadori francez në Shkup Christian Thimonier, në një intervistë për mediat lokale, ka bërë të qartë se presidenti Emmanuel Macron pritet t’i bashkohet vendimit të Berlinit zyrtar për negociatat me Maqedoninë e Veriut.

 

“Ne presim dritën e gjelbër nga presidenti ynë i Republikës. Si gjithmonë, ne ndajmë shumë me partnerët tanë gjermanë lidhur me këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe ndaj të gjitha përpjekjeve që jane bërë në planin rajonal.  Ne, francezët dhe gjermanët e dimë shumë mirë se duhet ende shumë, shumë punë që reformat që janë në letër, të bëhen reforma në realitet.  Do të bëjmë një koktej të mirë midis realitetit dhe asaj që do të thotë pranim i mire”.

 

Diplomati francez shtoi se 27 vendet e BE-së mund të marrin vendime pozitive por kjo do të thotë se nevojiten shumë kompromise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *