Subscribe

Ambasadori britanik, Duncan Norman foli nga Shkodra për tensionet politike të krijuara për reformën zgjedhore. Ai kërkoi nga të gjitha palët që të bashkëpunojnë me qëllim që produkti përfundimtar të jetë i gjithëpranuar dhe transparent.

 

“Reforma elektorale është një çështje e nxehtë dhe diçka që ne e shohim me rëndësi dhe do donim që të implementohet në mënyrën e duhur. Nuk kam një ide të saktë se cila do të ishte mënyra e duhur, çdo vend ka sistemet e veta politike dhe çdo sistem bëhet mirë funksional nëse ka vullnet politik. Ne ishim mbështetës të fuqishëm të reformës dhe ndryshimeve që u bënë në 5 qershor, një marrëveshje që u firmos nga të gjitha palët dhe vazhdon të qëndrojë dhe nuk duhet të ndryshojë ajo marrëveshje që u bë në 5 qershor. Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur. Është detyrë e Këshillit Politik për të gjetur një mënyrë funksionale dhe të gjejë një konsensus të përbashkët. Mendoj se kjo është e mundur. Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne.”

 

Norman deklaroi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri mund të zhvillohen vetëm nëse ka vullnet politik.

 

“Besoj realisht që nëse ekziston vullneti politik Shqipëria do mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria britanike punon ngushtësisht me Shqipërinë për të luftuar krimin e organizuar dhe do punojmë edhe me fuqishëm në muajt që vijnë duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu do vijojmë edhe bashkëpunimet me palët ndërkombëtare në mënyrë që të kemi një monitorim më të mirë të zgjedhjeve të ardhshme.”

 

Diplomati britanik kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të votojnë me 25 prill që të vendosin për të ardhmen e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *