Paraditen e sotme, në selinë e Partisë Demokratike kanë zbarkuar ambasadoret e SHBA, BE, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madh
Ata janë pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. ndërkohë që më pas takuan kreun e PD-së Lulzim Basha.
Mesa duket situata e krijuar në PD dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë .
Kujtojmë se dje u krijua një situatë kaotike në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.