Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të zhvillohet një takim me ambasadorët në vendet ballkanike dhe drejtuesit e DASH.

 

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka bërë të ditur se do të diskutohet mbi prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

 

“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, më të rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim.

 

Takimi vjen ndërkohë që asnjë sinjal pozitiv nuk u dha në samitin e djeshëm të bashkimit Europian dhe vetoja bullgare bllokoi sërish çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sa i përket Kosovës, Unioni ende nuk ka liberalizuar viza, edhe pse Prishtina prej kohësh i ka plotësuar kushtet të cilat i janë vënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *