E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasadoret e BE zbarkojnë në Elbasan/ Takime me Ballën, Bardhin dhe Hajdarin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca së bashku me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf dhe atë franceze, Elisabeth Barsaq zbarkuan këtë të hënë në Elbasan.

 

Diplomatët u takuan me drejtuesin politik të PS, Taulant Balla e më pas me atë të PD, Gazment Bardhi. Në fokus të bisedës mësohet se ka qenë fushata elektorale.

 

Reklamë

Tre ambasadorët gjatë vizitës në Elbasan do takohen dhe me Rudina Hajdarin, kandidaten e Nismës Thurje. Ndërsa mësohet se nuk është parashikuar një takim me drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi për shkak të axhendës së kësaj të fundit.

 

Prania e diplomatëve në Elbasan gjatë kësaj periudhe para zgjedhore ka qenë e shtuar, pasi konsiderohet si një ndër qarqet ku gara do të jetë e ashpër.

 

 

Më shumë video

Reklamë